E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkiv magazine /Si sot një vit më parë…
Sot

Arkiv magazine /Si sot një vit më parë…

Kur pashë ty Gerta sot u binda pse SHQIPËRIA NUK BËHET!

Ardi Stefa

U bëmë sot spektatorë të një shfaqjeje tepër të shëmtuar në parlamentin tonë. Të inskenuar e shkruar shumë keq. Të interpretuar po aq keq nga një femër, e cila është viktimë, pavarësisht se mund të kërkojë të marrë edhe Oscar për aktrim.
Çfarë tha që mediat dhe gjithë rrjetet sociale ranë përmbys e u përgjëruan nga mirditorja që qante?
Asgjë të re!
Si e tha? Në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Iu lut e iu përgjërua atyre, të cilët faktikisht janë fajtorët e përgjegjësit për gjendjen, në të cilën gjendet jo vetëm fshati i mirditores dhe i Kristinës që lante bidonat e Coca- colës dhe shiste lakrat e preshin, por e gjithë Shqipëria!
Iu përgjërua atyre, të cilët as preken, e as ua ndjen për mijërat e shqiptarëve të varfër e të papunë, të paarsimuar apo arsimuar keq, të pangrënë apo ushqyer keq.
Iu përgjërua e iu lut atyre që çdo ditë tallen me miliona shqiptarë nga Parlamenti- tempulli i TURPIT, që u sjellin plehrat e i dëbojnë të rinjtë shqiptarë rrugëve të botës.
Jo se tha ndonjë gjë që nuk qëndronte mirditorja…
Kërkoi minimumin: rrugë dhe ujë.
Minimumin. Sot në shekullin XXI. E turpshme, por e vërtetë. Sepse kur s’ke as ujë, dritë e rrugë, nuk ke as dinjitet, as personalitet!
Por!…
Në një vend demokratik, apo që aspiron për të qenë demokratik, viktima nuk i lutet kanibalit të modernizohet, ta hajë jo me duar, por me pirunj.
E tillë edhe ajo femër mirditore, që dua të besoj që është e respektuar!
U bë pjesë e një loje të ndyrë pushtetare dhe e kazanit mediatik…
Zgjodhi rrugën e gabuar, mënyrën e gabuar.
Iu lut dhe “përloti” kanibalët e shqiptarëve.
Ata, që me sytë me “lot”, sapo zbriti e ftuara që po i denonconte nga foltorja, hipër në Porschet, apo Bentley-te tyre dhe shkuan të hanin darkën në restorantet luksoze. Dhe me ndonjë gotë shampanjë çuan poshtë “helmet”, me të cilat i potisi mirditorja…
Por… Në një vend që pretendon të jetojë demokracinë, kur një qeveri nuk dëgjon e respekton popullin dhe qytetarët e vet, populli nuk i lutet.
Ngrihet e i rrëzon…   p.s: në foto mirditorja bën selfie pas fjalimit me Peleshin…
Legjislacionin tjetër mirditorja do jetë deputete…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.