E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armela Krasniqi e AMA-s jep tender me probleme  370 milionë Grigor Jotit
Uncategorized

Armela Krasniqi e AMA-s jep tender me probleme 370 milionë Grigor Jotit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, shkurt AMA, ka zhvilluar përsëri një tjetër tender të dyshimtë. E drejtuar nga Armela Krasniqi, ky institucion ka dhënë plot 370 milionë lekë të vjetra me TVSH për kompaninë e themeluar nga Grigor Joti, INFOSOFT SYSTEMS.

Tenderi në fjalë ka si objekt “Infrastrukturë IT Redundant e Sistemeve dhe upgrade i rrjetit” dhe mban numrin e referencës REF-83903-10-16-2023. Fondi limit është caktuar në shifrat 33,006,666 lekë të reja ose rreth 396 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj procedure, vihet re se në të kanë marrë pjesë tre kompani. Por pikërisht këtu fillojnë të lindin edhe dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Themi kështu pasi njëra nga firmat pjesëmarrëse ka hyrë në garë sa për numër dhe nuk ka ofruar asnjë vlerë.

Kjo është një skemë që përdoret shpesh në rastet kur fituesi dihet paraprakisht dhe kur zhvillimi i tenderit është thjesht një farsë sa për t’i hedhur hi syve të të gjithëve. Kështu, fituese është shpallur kompania INFOSOFT SYSTEMS e cila deri një vit më parë ishte në pronësi të Grigor Jotit.

Ky i fundit duket se e ka shitur “me letra” tek Armand Shara dhe Bledar Dhima, ndoshta që të mos i dalë më emri në tenderat e panumërt që fiton në mënyrë të dyshimtë. Ndërkaq me një llogari të thjeshtë shikohet se vlera e ofruar nga INFOSOFT është sa 94% e fondit limit të tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.