E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARNAUT-DYLBERËT SOROSIST PS-PD TË HAREMIT TË SULLTANIT
Politikë

ARNAUT-DYLBERËT SOROSIST PS-PD TË HAREMIT TË SULLTANIT

Koalicioni Për Shqipërinë do të heqë të gjitha memorialët (përfshi edhe këto turke dhe greke) dhe varrezat (përfshi edhe ato të ushtarëve grekë), emrat e rrugëve dhe shesheve që cënojnë identitetin kombëtar dhe integritetin e Kombit dhe Shtetit Shqiptar!!!

ARNAUT-DYLBERËT SOROSIST PS-PD TË HAREMIT TË SULLTANIT NJËSOJ SI SERBËT, GREKËT DHE ERDOGAN I QUAJNË SHQIPTARËT VËLLEZËR ME TURKUN!

Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqiptarisë nga shqiptarët bazohet totalisht te Memorandumi i Vaso Çubrilloviç i vitit 1937 dhe 1945 për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani!

 

Ky Memorandum bazohej pikërisht te bashkëpunimi i Serbisë me Turqinë për shpikja e një identiteti turk te shqiptarët duke i bindur ata me ndihmën e agjitatorëve nga Turqia se shqiptarët janë turq ose kanë lidhje gjaku pra vëllezër me Turqit dhe se Turqia është Atdheu i tyre i vërtetë! Slogani bazë ishte SHUMICA E SHQIPTARËVE JANË TURQ NDËRSA NJË PJESË VËLLEZËR ME TURQINË!

Kjo në fakt ishte strategjia e Serbisë, Malit të Zi, Bullgarëve në Maqedoni dhe kuptohet më shumë nga të gjithë e Grekëve por edhe e Turqisë e cila nënshkroi traktate të shumta në 2 shekuj me ta për konsiderimin e shqiptarëve si turq përfshi edhe pazareve të dhënies së trojeve të shqiptarëve sllavëve dhe grekëve në Ballkan!!!

 

Në 15 Korrik 2019 ndodhi akti më unik dhe më i turpshëm në Planet ku në mes të Tiranës u ngrit një memorial turk për një çështje krejt të brendshme të Turqisë si me qenë Tirana një krahinë turke dhe jo një shtet kombëtar shqiptar që u çlirua me forcë dhe armë nga Perandoria Otomane në 1912 pavarësisht se iu morën shumica e trojeve të saja pikërisht nga marrëveshjet e Portës së Lartë me fqinjët agresorë sllavë dhe grekë të cilët i konsideronin shqiptarët si turq që duheshin përzënë andej nga kishin ardhur!

 

15 Korriku 2019 mund të konsiderohet edhe si rënia e pavarësisë dhe krijimi i Vasalitetit të Shqipërisë nga Turqia!

 

Po ashtu në 1 Gusht 2019 u shtua pa zhurmë e bujë edhe një Varrezë-Memorial me Ushtarë pushtues Grekë në Këlcyrë duke e kthyer Shqipërinë në një varrezë gjigante me ushtarë armiq pushtues grekë që erdhën në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si armiq pushtues ndërkohë që Shqipëria ishte vetë e pushtuar!

 

Varrezat dhe memorialët greke janë pjesë e politikës së shovinizmit grek që fshehin pretendime të sajuara historike, territoriale dhe etnike! Ato cënojnë interesin dhe identitetin kombëtar dhe integritetin e Kombit dhe Shtetit Shqiptar!!!

 

Shkaku pse mbushet Shqipëria me varreza dhe memorialë të ushtarëve pushtues grekë është vasaliteti i të gjithë Qeverive të Tiranës ndaj Greqisë që i ka konsideruar gjthm shqiptarët si vëllezër të turqve! Arma më e fortë që kanë përdorur të gjitha Qeveritë Greke për të ushtruar presion ndaj Tiranës ka qenë Vetoja Greke ndaj Integrimit Europian ndërkohë s’ka mbet shqiptar pa e kuptuar se Integrimi Europian është kthyer si vija e horizontit e cila sa më shumë i afrohemi aq më shumë largohet njësoj si dikur komunizmi në kohën e socializmit! Sjellja politike e Tiranës me Integrimin Europian i ka sjellë një kosto ekstreme popullit dhe shtetit shqiptar ndërkohë rezultati ka qenë një rrugë drejt humnerës në kuadër të Axhendës “Europiane” të Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani!!!

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë si një Formacion i Ri Politik Antiestablishment dhe Konservator, Patriotik dhe Sovranist, ProAmerikan dhe EuroSkeptik, garanton se një ndër prioritetet e saj në mbrojtje të Identitetit Kombëtar (prioritet i prioriteteve) do të jetë edhe heqja e të gjithë memorialëve dhe varrezave, emrave të rrugëve apo shesheve që cënojnë identitetin kombëtar dhe integritetin e Kombit dhe Shtetit Shqiptar!!!

*Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.