E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i nënës lehonë/ Albana Vokshi ngre zërin në Kuvend. Spiropali “urdhëron” nga Kuvendi: Gjykatësi të lirojë që sot Dianën!
Uncategorized

Arrestimi i nënës lehonë/ Albana Vokshi ngre zërin në Kuvend. Spiropali “urdhëron” nga Kuvendi: Gjykatësi të lirojë që sot Dianën!

Deputetja Albana Vokshi ka ngritur zërin në Kuvend për rastin e Diana Bahçjas, e cila është arrestuar se nuk ka paguar një gjobë të vendosur më parë.

Ajo është dënuar me 1 muaj 20 ditë burg duke lënë në shtëpi foshnjën e saj 8 ditë pas lindjes.

Vokshi ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet dhe që nëna të lirohet dhe të shkojë pranë fëmijës së saj.

“Ju nuk mund të kaloni në procedurë ngjarjen për burgosjen e nënës lehonë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju. Ua them unë, ajo nënë lehonë është burgosur dhe ka lënë fëmijën 7-ditësh. Ajo e ka lënë fëmijen me dy gjyshër që nuk kujdesen dot. Një 11-vjeçare ka lënë shkollën që të kujdesej për këtë fëmijë. Spiropali duhej të ishte e para që të thoshte se duhej që të bënim debat për këtë çështje”, është shprehur Vokshi.

Ministrja Elisa Spiropali ka kërkuar nga Kuvendi që gjykatësi që ka çështjen e Diana Bahçjas ta lërë në liri që ditën e sotme.

Kështu Spiropali i është kudnërpërgjigjur edhe deputetes Albana Vokshi, duke thënë se nuk ka pritur sot të reagojë për ta bërë çështjen politike.

“Unë kam reaguar që dje. Nuk prita Kuvendin e sotëm që të bëja politikë. Kam kërkuar që gjykatësi që ka marrë vendimin për Dianën ta lirojë që sot jo nesër”, është shprehur Spiropali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.