E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i tifozëve të Dinamo Zagrebit pas vrasjes së të riut grek, presidenti kroat: Po trajtohen sikur të ishin robër lufte
Uncategorized

Arrestimi i tifozëve të Dinamo Zagrebit pas vrasjes së të riut grek, presidenti kroat: Po trajtohen sikur të ishin robër lufte

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se autoritetet greke po i trajtojnë 100 tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

presidenti kroat

Ai është shprehur se tifozët janë shpërndarë nëpër burgje për t’u rrahur dhe dhunuar.

Huliganët kroatë u arrestuan pas trazirave që shkakun në Athinë ku u vra 29-vjeçari grek, Michalis Katsouri.

Presidenti kroat argumentoi se ky qëndrim i autoriteteve  greke nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një robër lufte”, theksoi Milanoviç.

Më pas shtoi: “Nuk mund të mbash pesë ditë në burg 100 persona. Këto pesë ditë ju japin mundësinë të mësoni se çfarë ka ndodhur dhe përveç kësaj ata janë qenie njerëzore dhe qytetarët tanë kanë të drejta njerëzore, por tifozët kroatë trajtohen si dëmtues në Greqi. Nuk ka të bëjë me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut . Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.