E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi për blerje votash i vartësve të Ballukut në Dibër, Meta: Situata mund të shkonte ndryshe, përshëndes kandidatin tonë për denoncimin
Politikë

Arrestimi për blerje votash i vartësve të Ballukut në Dibër, Meta: Situata mund të shkonte ndryshe, përshëndes kandidatin tonë për denoncimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të tre punonjësve të IKMT të cilët akuzohen për blerje votash, në Dibër ku drejtuese politike është zv kryeministrja Belinda Balluku.

ILIR-META_frame_60060-1280x720

Meta përshëndeti denoncimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke theksuar se në rast se nuk do të kishte shkuar policia dhe prokuroria, situata mund të kishte shkuar ndryshe.

“Për blerje votash ka ndodh arrestimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandidatin tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe policia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhje.

Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama”, tha Meta në Euronews.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.