E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 22-vjeçari në Mat, aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja
Uncategorized

Arrestohet 22-vjeçari në Mat, aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja

Policia e Matit ka identifikuar dhe arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka përplasur me makinë një këmbësore dhe është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si ‘Turizmi’, në Burrel.

Ndërkohë mësohet se e aksidentuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Aksidenton me mjet një shtetase, dhe largohet nga vendi i aksidentit, por identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP. Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. N., 22 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Mercedez Benz”, në afërsi të ‘Turizmit’ , Burrel, ka përplasur një këmbësore, e cila pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orë punë intensive është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.