E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 26-vjeçari në Sarandë, për shitje dhe kontrabandë kanabisi
Uncategorized

Arrestohet 26-vjeçari në Sarandë, për shitje dhe kontrabandë kanabisi

Policia në Sarandë ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se Edlor Omeri akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Gjykata e Sarandës e ka dënuar atë me 3 vite e 4 muaj burgim për shitje kanabisi.

Njoftimi

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë. 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.