Arrestohet autori, që vrau me thikë bashkëmoshatarin
Pasi vrau Martinin, Mario Prelleshaj postoi foto në snapchat si “gango“
Pak minuta pasi ka kryer vrasjen, adoleshenti Mario Prelleshaj ka publikuar foto në profilin e tij në Snapchat duke ngriur edhe grushtin, që sipas tij për të treguar forcën.
Nuk dihet se me cilët persona ka qenë Mario në makinë, pasi dallohet që fotoja nuk është bërë nga vetë ai.
Ndërkohë, shihet se ai ka një plagë në dorë, të cilën e ka marrë gjatë përleshjes që ka pasur.
Prelleshaj vrau bashkëmoshatarin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij Lusi Meçja, i cili fatmirësisht është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


