E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Erlind Cekaj; pjesë e grupit kriminal të Amant Josifit
Uncategorized

Arrestohet Erlind Cekaj; pjesë e grupit kriminal të Amant Josifit

U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € përmes Call Center

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimet me call center është arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasin Erlind Çekaj, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

spak

Çekaj akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga SPAK është arrestuar në Dubai.

Sipas policisë, shqiptari i identifikuar si Erlind Cekaj akuzohet për mashtrim dhe grup të strukturuar kriminal. Ndaj Cekajt, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ky rrjet kriminal në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e BE-së, duke u shkaktuar atyre miliona euro. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria nën koordinimin e Eurojust.

“Në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, me datë 20.08.2024, është bërë e mundur arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar Erlind CEKAJ, i biri i Fatos dhe Shqiponja, i datëlindjes 16.07.1996, lindur dhe banues në Bregas, Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 85 datë 18.10.2023, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1-28/4, 333/a, 334 të K. Penal.

Permbledhje e fakteve

Shtetasi Erlind CEKAJ në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën dhe drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.

Ky rrjet kriminal në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e BE-së, duke u shkaktuar atyre miliona euro. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria nën koordinimin e Eurojust”, njoftimi i policisë.

Kush është Amant Josifi:

Amant Josifi është pronar i disa Call Centrave të regjistruara dy vite më parë në Shqipëri, nga të cilat policia spanjolle dyshon se janë mashtruar mbi 17 mijë shtetas të vendeve të BE-së që të kryejnë investime financiare false.

Policia nuk arriti ta arrestonte në Shqipëri në megaoperacionin ndërkombëtar që kreu në nëntor të vitit 2022, me disa shtete të përfshira, ndërsa cilesohej nga policia e katalonjës dhe “Guardia Civil” si objektiv “me vlerë të lartë”. Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike, shkruan me tej media spanjolle.

Një nga avokatët e tij në Spanjë tha për gazetën spanjolle, se ai është thjesht një biznesmen, e se i kishte marrë me qira Call Center-at dhe se nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty.

‘Pavarësisht kësaj, Josifi nuk është paraqitur para autoriteteve që po e kërkonin. Avokati i tij kërkoi paraqitjen e tij në këtë çështje dhe të mund të dëshmonte me videokonferencë.’- shkruan El Pais.

Arrestimi, sipas burimeve gjyqësore, është kryer përmes Interpolit. Policia spanjolle nisi hetimet ndaj Amant Josifit, pas denoncimit të bërë nga një e moshuar së cilës iu morën 800 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.

Policia thotë se rrjeti kriminal ka fituar nëpërmjet mashtrimit rreth 2.4 miliardë euro, duke mashtruar mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së.

Qytetarët besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin direkt në xhepat e organizatës kriminale.

Në rastin e Amant Josifit, ai ishte në krye të degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë, me epiqendër Shqipërinë. Policia ndërhyri në të njëjtën kohë në qendrat Call Center-ave të përhapura në disa vende, duke përfshirë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.