E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet i shumëkërkuari në Poliçan, ishte në kërkim
Uncategorized

Arrestohet i shumëkërkuari në Poliçan, ishte në kërkim

Policia e Poliçanit ka arrestuar shtetasin me iniciale F.D., pasi ishte shpallur në kërkim pas një operacioni të kryer në shtëpinë e tij.

Si pasojë e aksionit policor u sekuestruan në banesë lëndë narkotike, municion dhe armë gjahu pa leje.

28-vjeçari u ndalua në dalje të Shqipërisë pas disa ditësh kërkimesh.

Njoftim i plotë policie:

Poliçan, Skrapar/Vijon operacioni policor i koduar “Gurazez”, i zhvilluar më 28 janar të këtij viti.

Mbante në banesë drogë, municion dhe armë gjahu pa leje, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Gurazez”, bënë ndalimin e shtetasit F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Gurazez, Skrapar.

28-vjeçari u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi më datë 28.01.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, të ushtruar në kuadër të operacionit policor të koduar “Gurazez”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu që mbahej pa leje nga shtetasi F. D., 34 fishekë të kësaj arme dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.