E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet kryebashkiaku socialist i Bulqizës
Uncategorized

Arrestohet kryebashkiaku socialist i Bulqizës

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme.

Burime nga uniformat blu thanë për CNA se ndalimi i është bërë për llogari të SPAK, pas vendimit të gjykatës.

Kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për korrupsion.

mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Urdhër ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.