E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet sh-deputeti Mark Frroku për  sherrin në Kepin e Rodonit
Uncategorized

Arrestohet sh-deputeti Mark Frroku për sherrin në Kepin e Rodonit

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike.

Të 8 personat u shoqëruan një ditë më parë, ndërsa burimet konfirmuan sot se është arrestuar edhe Mark Frroku.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe këtu ka nisur sherri, ndërsa një ditë më parë u raportua edhe për të shtëna me armë.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.