E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Marku-E sigurt drejt mandatit 7-vjeçar
Sot

Arta Marku-E sigurt drejt mandatit 7-vjeçar

Që kur më 18 dhjetor 2017 Arta Marku u perzgjodh kujdesshem dhe me bekimin direkt të amerikaneve në krye të organit të akuzes,analistë të vemendshem paralajmeruan se nuk kishim të bejmë me perkohshmeri.Ishte fjala per një person e cila ndonese e palakuar në tregun mediatik dhe atë nepotik juridik,permbante shumicen absolute të cilesive vetjake e profesionale per të iniciuar dhe perfunduar reformen në ketë institucion teper të rendesishem.Arta Marku vertete per aresye të pa aresyeshme u perfol politikisht dhe u anatemua pa argumente nga opozita.Ky zakon i kahershem erdhi si inerci rutine e politikes por në brendi nuk ka mundur të faktojë asnjë sulm,perveç faktit se eshtë votuar nga deputetet e mazhorances a thua se per votimin e Markut do të duhej të silleshin alienë në Kuvend per ta kinfirmuar si K/Prokurore!.Se dyti ky sulm sistematik pa skelet juridik dhe as logjik perbente një shantazh që Prokurorja e re të mos nderhynte në domenin maçalor që politika kishte instaluar në Prokurori.
Mirepo znj.Marku nuk eshte influencuar pothuajse fare nga kjo trysni duke bere maksimumin e mundshem në gjallerimin e të vetmit institucion të lartë të drejtesisë i cili po funksionon.Sot perballe Arta Markut mund të kete kandidate të tjerë por Magjistratja e shkelqyer me një pervojë të gjatë pune me korrektesi të pashembullt profesionale e njerezore duket se eshte e pakonkurueshme.Jo vetem kaq por zonja Marku me tagrin që i jep ligji i ri ka një plan konkret per reformimin total të Institucionit sa i perket jo vetem oficereve të hetimit(OPGJ) por dhe te funksionalizimit të administrates.Ne keto kushte duke i shtuar argumentit dhe faktin se mbeshtetja nderkombetare per znj.Marku eshte e pandryshueshme konfirmimi i saj eshte i sigurt.Konkurentet që mund të perballen me Markun jane të pafuqishem profesionalisht dhe ndonese rrinë në hijen e “urtesise” kanë qenë pjesë e kupoles më të lartë të ketij institucioni nder vite duke u bere bashkfajtorë potencuale per gjendjen e rende ku arriti ky institucion.As lobimet nen rrogoz dhe as doktoraturat e dyshimta në Universitete mashtruese si ai i Struges nuk i bejnë ata konkurentë potencialë ./ Alpresse

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.