Arta Marku-Pa konkurent potencialë drejt mandatit!
Guxim Alimani
Me qetesinë që e karakterizon ka pritur limitet e skajshme kohore per të paraqitur pranë KLP-së kerkesen e saj K/Prokurorja në detyrë Arta Marku,në kerkim krejt arsyeshem të një mandati 7-vjeçar në krye të organit të akuzes.
Si rezultat i zallamahisë politike dhe i “logjikes”së çizmes per 16 muaj publiku nuk ka mundur të njihet realisht mbi personalitetin e znj.Marku dhe as cilesite e saj të spikatura profesionale dhe individuale!Eshte sulmuar pa aresye e pa logjikë duke shkelur kodet iniciale humane etike vetem e vetem per të vijuar inercinë e mbrapshte të linçimit politik per interesa meskine partiake e personale!
Mirepo jo vetem stoicizmi në keta muaj të zorshem por e gjithë biografia e Arta Markut tregon një tjeter tablo të cilen e kerkon koha,drejtesia,shqiptaret dhe nderkombetaret.
-Arta Marku rezulton te jete juridikisht një personalitet profesional i kompletuar me shkollim e kultivim të shkelqyer.
-K/Prokurorja e ardheshme me një karrierë afro dy dekada si prokurore e ketij shteti ka sherbyer në një rajon të veshtirë si Shkodra ku ka mbajtur detyra të rendesisshme e me sensibilitet të lartë por nuk rezulton në asnjë rast e asnjë çast të kete patur më të voglin kontakt të padeshiruar dhe as dyshimin më të vogel per abuzim e perfitim.Kete megjithese ata që e njohin Arten e dinë mirë e konfirmojnë autoritetet dhe agjensitë e ngarkuara nga ligji si DSIK etj.
-Arta Marku ka një formim e eksperience akademike të pelqyeshme ç’ka i shtohet c.v.se saj të gjatë .
-K/Prokurorja në detyrë sistematikisht rezulton të jetë një prokurore profesioniste e mirtrajnuar nga agjensite homologe të zbatimit të ligjit në SHBA dhe BE.Biles janë keto trajnime dhe rezultatet e spikatura që kanë berë dhe pikasjen e suportin e saj nga sponsoret nderkombetare të reformes në drejtesi.
-Në afro 16 muaj të detyres se saj si Prokurore e pergjitheshme e Perkoheshme,znj.Marku megjithe rrugen mes kasandrave e me tager ligjor plot restriksione arriti të mbajë gjallë e në funksionalitet institucionin e akuzes.Nese shikohen jo vetem kushtet ligjore,situata moçalore ku ajo e gjeti Prokurorinë por dhe konteksti i mjerueshem politik ku veproi,mund të themi se lidershipi i Arta Markut ka qenë brilant.
Dua ti mbyll keto rradhë me një konsideratë të një diplomati të huaj që ka monitoruar nga afer gjithë kete situatë “Ne kondicionet qe serviri politika ndaj Arta Markut vetem nje si ajo mund te perballonte…dhe të themi që ishte e suksesshme eshte pak,shumë pak.Ajo po triumfon dhe eshte një gjetje speciale që premton”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



