E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Tafani zbardh arsyet e 3 vrasjeve: Për Albi Bashaliun u paguam 50 mijë euro, ndërsa Xhaferraj na kërcënonte
Uncategorized

Artan Tafani zbardh arsyet e 3 vrasjeve: Për Albi Bashaliun u paguam 50 mijë euro, ndërsa Xhaferraj na kërcënonte

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer arsyet e tre prej vrasjeve të kryera nga grupi i Laert Haxhisë.

Ai ka rrëfyer për hetuesit se Çajup Selimi u ekzekutua sepse kishte lidhje intime me mamanë e një prej anëtarëve të grupit.

Ndërsa Fridman Xhaferraj u torturua për vdekje sepse i kërcënonte se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Në dëshminë e Leart Tafani ka rrëfyer se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrje dhe sipas tij grupi u pagua 50 mijë euro.

Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për se ka vrarë Ylber Xhahysën.

Ndaj Enriko Xhahysa, sipas të penguarit të drejtësisë, pagoi grupin e Laert Haxhiut për të ekzekutuar të riun, por mori edhe vetë pjesë në krim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.