E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artistë ta dini , NE NUK  JU TRADHETUAM!
Sot

Artistë ta dini , NE NUK JU TRADHETUAM!

Kreshnik Çollaku

Një e vertetë që duhet thënë.

Disa muaj më parë një grup aktorësh na ftuan si Keshilltarë Bashkiakë në një bashkëbisedim për ceshtjen e Teatrit.

Aktorët na kërkuan sensibilizim dhe mbeshtetje për cështjen e Teatrit.
Aktorët i mundonte ideja kthyer në klishe (jo pa aresye) se politika shitet e blihet..,ndaj kërkonin që të mos i tradhëtonim.

E kuptoja këtë shqetësim dhe kjo “paranojë” e kishte një bazë.

Sinqerisht më vinte turp nga vetja e bezdi që pse,për shkak se i angazhuar në politikë,të paragjykohesha me klishenë e politikës që shitet e blihet.
Jam i bindur nuk jam i vetmi që bezdisesha nga ky paragjykim.

Pse të paragjykohem mendoja,une as jam shitur as jam blerë. Jetoj e punoj me djersën time e profesionin tim jo nga politika. Poltitika është një pasion,mbase pasion i mundimshëm,por unë kam vendosur ta bëj drejtë e ndershëm,mbase edhe duke gabuar,ndonjë veprim apo qëndrim i imi mund të quhet i gabuar por kurrë sdo të quhej i pandershëm. Vetes i kisha bërë betimin se nese do të më duhet të bëj pakt me pandershmërinë..,do ta braktisja pasionin Politik.

Këto mendoja dhe po vetë përgjigjesha,aktorët kanë të drejtë të paragjykojnë,ka pafund raste pandershmerie në këtë ambient,paragjykimi i tyre është i bazuar,është barra ime dhe e atyre si unë ta mbajnë këtë paragjykim dhe cdo ditë me sjelljen e veprimit tim të tregoj se jo të gjithë jemi të pandershëm të shitur apo të blerë…

U dhamë fjalën aktorëve dhe qytetit se nuk do ti tradhëtojmë dhe do të mbrojmë ,pronën publike dhe Teatrin.

Rrethanat dhe ligji percaktonin se vendimi për prishjen e Teatrit dhe pervetësimin e truallit të tij,cka ishte klecka e madhe,duhej te kalojë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Grupi i PS në Keshill kishte 32 vota. Që vendimi i i prishjes së Teatrit dhe përvetësimit të Truallit të kalonte duheshin 3/5 e votave në keshill,pra 37 vota.
Kryetarit të Bashkisë dhe PS i mungonin vetëm 5 vota,për ta përfunduar këtë projekt në formë ligjore,pa zhurmë,pa ligj të vecantë pa debat në qytet dhe pa andrralla.

Nuk e di nëse kanë tentuar të blenë apo joshin keshilltarë,mbase e kanë bërë sic e kanë zakon,por asnjë këshilltar as nga grupi PD as nga ai LSI nuk levizi dhe se bashku deklaruam se votat për të prishur Teatrin e grabitur Truallin,Bashkia e Qeveria nuk do ti kenë kurrë.

Dhe keshtu ndodhi. Këshilltarët e Opozitës qendruan,nuk tradhetuan fjalën dhe betimin e bërë madje u shtuan ndërsa qeveria dhe kryetari i Bashkisë iu futën aventurës se turpshme me ligj të vecantë.

Sot jo pa zhgenjim disa nga aktorët më të zhurmshëm që asokohe na kërkonin të mos i tradhëtonim,dhe që me hidhëronin aq shumë me paragjykimin e tyre,i shoh mbase me me pak zhurmë te kerkojnë prishjen e Teatrit,madje sa më parë,e të firmosin kërkesa pikeresisht për atë për të cilën na kërkuan të mos i tradhëtojmë.

Vlerësimi im për ta mbetet…por zhgenjimi dhe keqardhja gjithashtu.

Këto rradhë i shkruajta per të thënë një mesazh të thjeshtë kujtdo që i lexon.

Mos paragjykoni e mos gjykoni nën klishe,njeri të ndershëm ose pandershëm nuk të bën profesioni apo pasioni…por formimi edukata integriteti personal që e ke marrë që me qumshtin e nënës.

Thënë troc..cdo berr varet nga këmbët e veta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.