Asgjë nuk mbahet e fshehtë përgjithmonë
Lutfi Dervishi
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kritikuar përpjekjet për manipulim dhe mungesën e transparencës në trajtimin e një ngjarjeje të rëndë. Ai vëren se fillimisht autoritetet fajësuan TikTok-un dhe pretenduan se ngjarja kishte ndodhur në shkollë, duke thënë se kishte vetëm një fajtor.
Më vonë, versionet zyrtare ndryshuan, duke përfshirë dy dhe më pas tre fajtorë, ndërsa autoritetet akuzuan median për dezinformim. Dervishi thekson se harrohet një e vërtetë e thjeshtë: prindërit janë të gatshëm të luftojnë për drejtësinë e fëmijëve të tyre, dhe se asgjë nuk mund të mbahet e fshehtë përgjithmonë. Në statusin e tij, ai nxjerr në pah hipokrizinë dhe nevojën për llogaridhënie të plotë.
POSTIMI I DERIVISHIT:
Harruan tri gjëra…
Në fillim thanë se
fajin e kishte tiktok
se ngjarja ndodhi në shkollë
se ishte vetëm një fajtor
Pastaj doli se
ishin dy fajtorë
Thanë se “media po dezinformon”
Pastaj doli se ishin tre…
Harruan
që prindi për fëmijë të nxjerr syte:
harruan
që kanë vetë fëmijë
harruan
që asgjë nuk mbahet e fshehtë pergjithmonë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


