“Asnjë hap pas për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja”, Basha rendit 20 rastet kur Rama duhet të ishte larguar
Pas çeljes së fushatës të Partisë Socialiste, Kreu i PD-së, Luzim Basha ka publikuar një video në facebook, duke renditur faktet, që sipas tij, kryeministri Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen.
Ndërsa bën i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila është lajmëruar të mbahet ditën e nesërme, Basha thekson edhe njëherë se “nuk do të ketë asnjë hap pas”.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!
Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!
Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!
Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!
Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!
Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!
Kur bllokoi rrugën drejt Europës!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!
Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!
Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!
Kur mbylli gjykatat!
Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!
Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!
Asnjë hap pas!
Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



