Asnjëherë nuk janë parë bashkë publikisht, njihuni me bashkëshorten e Gramoz Ruçit
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi edhe ditën e djeshme në mbrëmjen e organizuar në Presidencë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, kishte ardhur i pashoqëruar.
Ruçi i cili ka një kohë të gjatë në politikën shqiptare, që prej periudhës së diktaturës, në të gjitha takimet publike, politike, e mediatike është parë i vetëm. Pavarësisht protokolleve dhe ftesave, ai asnjëherë publikisht nuk është parë nën shoqërinë e bashkëshortes, ndryshe nga bashkëshorti i saj ajo nuk është një fytyrë e njohur në publik.
Ruçi ka dy fëmijë vajzën Ridvana dhe djalin Ledian, por nëse emrat e tyre dihen, për bashkëshorten e tij e vështirë se mund të zbulohet shumë.
Gramoz Ruçi ka një histori të gjatë në Partinë Socialiste, ai ka studiuar për Bio-Kimi. Në vitin 1978 nisi karrierën politike, fillimisht si nëpunës në organet partiake komuniste.
Të dy bashkëshortët kanë 2 vite diferencë, zonja ka lindur në 9 tetor 1953, ndërsa Ruçi më 6 dhjetor 1951.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


