Atë që nuk e thotë opozita… o nesër o kurrë!
Bledian Koka
Atë që nuk e thotë opozita…
Ka një mungesë të vogel qartesie rreth protestes së opozites neser në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shperndan PD, por falë masave që po merr Edi Rama per ta penguar dhe intimiduar protesten. Turravrapi i Edi Rames drejt Vlores, bllokimi i qellimshem i autostrades Durres-Tiranë, policia e Sandrit që nuk jep leje edhe pse nuk do ta pyese njeri janë keto sukseset e para të një demonstrate ende pa nisur. Reagimet gati në mbeshtetje të ambasadave në Tiranë ndaj protestes, janë treguesi tjeter që me shumë sesa garanci per opoziten per të marshuar pa frike, ato janë kambana që Edi Rama po i degjon me qartë se cdo kush. Pjesemarrja masive ose jo, është kufiri ndares mes Edi Rames dhe opozites. I pari synon që të ngrejë dronet spiunë per të treguar se shqiptaret nuk e ndjekin opoziten, ndersa e dyta e di mirë që e kunderta duhet të ndodhë që ajo të shenojë fillimin e fundit të të parit. Edi Rama nuk do te bije neser, por ama shqiptaret e kane mundesine qe tia nisë shembjen e tokes nen kembë atij që mendon se i ka marrë ata peng. Dilni dhe protestoni pa frikë, dhe tregojini Edi Rames që populli “oh po që ngrihet”, dhe kur kjo ndodh as tajarja e tij nuk e perballon dot…
p.s…o neser, o kurrë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



