E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati i Rames me qaresen me pagese!
Sot

Atentati i Rames me qaresen me pagese!

Kreshnik Osmani

Revolta dhe dhimbja ime nuk lidhen me nje vajze apo me nje grua e cila mund te kete qare duke aktruar. Mund ta kete bere kete me kerkese te dikujt ose jo. Mund ta kete bere per ndonje interes te caktuar ose jo. Mund ta kete bere me qellim (me te veten) sensibilizimin e njerezve ose jo. Mund ta kete bere per te bere karriere. Çdo lloj arsyeje qe mund ta kete shtyre ate grua te aktroje jam i prirur t’i gjej nje justifikim sepse dobesia eshte njerezore. Fundja te gjithe ne ndonjehere e dredhim per interesat tona personale sepse bota eshte bere aq e piset, aq e ndyre dhe aq e neveritshme dhe te sigurosh te drejten tende ne vendet e poshtra dhe te prapambetura nuk arrihet gjithmone me rruge te ndershme.

Edhe ti ke genjyer ndonjehere. Edhe ti ke aktruar apo ke heshtur ndonjehere per ndonje interes tendin dhe ne te dy e dime kete. Revolta ime nuk eshte e lidhur me ate grua, as me naivet jo. Nuk eshte e lidhur me njerezit qe e hengren sapunin per djathe, sepse njerezit e mire jane ende shume dhe kane nevoje per emocion pozitiv dhe njerezit e mire. Revolta dhe refuzimi im eshte Firauni dhe ushtria e tij e magjistareve. Dublojne ne menyre fantastike ne fejsbuk cdokend qe anatemon dhe hedh dyshime mbi Firaunin. Krijojne situata boshe, fiktive, krijojne situata kot, tymnaja dhe perbaltin çdokend qe zbulon kryemagjistarin. Askush te mos mendoje se magjistari i madh nuk e ka ditur se ajo vajze do te zbulohet. Ai e dinte qe ju do ta zbulonit dhe videot do te dilnin. Kryemagjistari ka patur nje qellim te lig shume me te madh sesa t’ju genjeje ju me lotet e nje gruaje. Po ju them se edhe lajmin se ajo grua qante kudo me pagese, e ka nxjerre po vete ai dhe a e dini perse?!

Ai ka per synim te zhgenjeje shqiptaret. Sapo ju te zbuloni se edhe kjo grua ju mashtroi me lotet e saj ju nuk do te besoni me askend. Ketu ne fejsbuk une shoh qindra vajza e djem te rinj, zonja dhe zoterinj super te kualifikuar te cilet jane shume te shkolluar gjithashtu dhe e duan vendin dhe popullin e tyre. Por ata nuk zgjidhen sepse nuk kane fuqi. Zgjedh magjistari se kush duhet te jete e kush jo. Duke nxjerre nje njeri qe qan duke aktruar dhe duke zbuluar me pas se ky ishte nje mashtrim, ai thyen gjunjet e te gjithe shpresatareve dhe duke goditur shpsen ai vahzhdon i sigurte sundimin e tij absolut dhe pa rival. Shpresa ishte rivajla e tij e vetme. Firauni e vrau edhe shpresen dhe ju tani nuk besoni me tek askush. Edhe sikur te miret e ketij kombi te vdesin nga te qarat. Te japin jeten per ju. Te shkrihen per fatet e ketuj Kombi dhe te ketij populli, ju nuk keni per t’i besuar me. Kjo ishte loja e Firaunit te madh dhe e magjistareve te tij!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.