E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
’Atentati sekret ndaj Samir Manes, Edi Rama dhe kukulla Ermal Mamaqi”, aktivisti ngre akuza të forta
Politikë

’Atentati sekret ndaj Samir Manes, Edi Rama dhe kukulla Ermal Mamaqi”, aktivisti ngre akuza të forta

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ndërsa së fundi është publikuar dhe video që ka shkaktuar mjaft reagime ne rrjetet sociale.

Më i fundit është reagimi i aktivistit Zirkon Disha, i cili heq një paralelizëm mes emisionit të Mamaqit ku ishte i ftuar biznesmeni Samir Mane, në rolin e bamirësit dhe të Ramës, që dialogun e kërkuar me studentët do ta realizojë me Ermalin.

Aktivisti shkruan më tej se Mane shkoi në emision fill pas një atentati që u mbajt sekret nga ana e policisë, për t’u shfaqur si bamirës, në një kohë që kalonte fshehurazi ligji për taksimin e blerjeve online që favorizonte kompanitë e tij.

Reagimi i Dishës:

E mbaj mend si sot… Kur Samir Mane pas nje atentati te mbajtur sekret nga policia dhe media, u shfaq neper studiot televizive si bamirës. U shfaq ne emisionin e Ermal Mamaqit me maskën e një biznesmeni bamirës!
Une s’kam asgje kunder biznesmenēve, por nga informacione jozyrtare ai ka lobuar dhe nderhyre qe ne parlament te formulohej dhe votohej nje ligj i cili taksonte blerjet e vogla online duke ndryshuar kufirin e taksimit per blerjet me vlere 150$ ne 24$…
Kjo me qellim qe te favorizoheshin shitjet ne rrjetin e tij te dyqaneve. 
Sot jemi vendi me me pak blerje ne Evrope dhe rajon, kjo pas kalimit te ligjit oligark.
Ermal Mamaqi mbetet nje kukull mediatike e cila perdoret si klloun nga oligarket dhe politikanet, si nje mekanizem qe josh publikun me banalitet.
Tani i erdhi rradha Kryeministrit qe Ermalin ta perdor si studentin e dialogut, studentin e sistemit, studentin qe i mban librat prof…
SUKSESE Ermal, suksese Kryeminster, suksese ju oligark, you suck!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.