E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp, nuk të vlen gjë as shteti, as ligji’
Sot

‘Aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp, nuk të vlen gjë as shteti, as ligji’

Nëpër shoqëritë shqiptare kurrë nuk kanë ndodhur krime të përmasave monstruoze dhe nuk ka pasur aq amoralitet e paturpësi sa gjatë kësaj dekadës së fundit.

Një ndër ato ngjarje monstruoze është edhe kjo e fundit e ndodhur në Prishtinë, ku një grup meshkujsh monstra, me orë të tëra kanë dhunuar seksualisht një engjëll me fytyrë fëmije. Ngjarje që ndodhin shpesh edhe në Shqipëri, ku shteti vepron ashtu siç e urdhërojnë kriminelët që e kanë financuar partinë fituese në pushtet.

Dhe kjo ndodh mbase pse shoqëritë shqiptare qëmoti i kanë dëbuar ndershmërinë, turpin dhe moralin si dhe shkaku se nëpër “Shqipëritë” tona, shtatë ditë në javë, nga njëzet e katër orë në ditë, promovohen cullakosja, shthurja, amorali dhe paturpësia. Dhe shkaku se të gjithë ne i njohim hajdutët dhe kriminelët tanë, por nuk na pengojnë kur ata ulen në krye të Odës së Burrave.

Kjo ndodh edhe pse kemi harruar se sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri në njerëzit që jetojnë aty. Dhe se sa më të shumtë janë profesorët kryemëdhenj, por anti-islamistë kokëtulë që e përçajnë shqiptarinë duke zbuluar mes nesh ‘anadollakë’ e ‘arabë’, aq më të pakta janë vlerat shqiptare që do t’i kenë hije shqiptarisë.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur disa “pro-perëndimorë” tanë “mendjehapur” do të duhet të mësojnë diçka nga shqiptarët “e prapambetur e prolindorë” të Maqedonisë, të cilët thonë se nuk të vlen gjë as shteti as ligji, aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp. Dhe të cilët, ndershëm e mbrojnë dinjitetin e nënave dhe motrave të veta, ngaqë e dinë se gjatë dekadave të socializmit, atëherë kur ata e kishin të ndaluar të shkolloheshin, këto gra heroina e mbrojtën gjuhën tonë dhe shqiptarinë si dhe bënë çmos që ta kuptonim se shtyllat mbi të cilat qëndrojnë familjet dhe shoqëritë shqiptare janë nderi, morali dhe turpi.

Mbase pse e kishin kuptuar këtë ata edhe u bënë ‘djep’ që rriti dy nobelistë dhe shumë mendimtarë e atdhetarë me të cilët mburret mbarë shqiptaria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.