E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori   sekser i vrasjes në Vlorë, babai në Kadastër, e ëma në KLP, motra dhe xhaxhai në prokurori
Sot

Autori sekser i vrasjes në Vlorë, babai në Kadastër, e ëma në KLP, motra dhe xhaxhai në prokurori

Rei Meta, pas një konflikti për një borxh për një apartament la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau.

Rei përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ndërkohë nëna e autorit të vrasjes është anëtare e KLP, Nurihan Meta.

Babai i djalit, njëkohësisht burri i anëtares së KLP, është Hazis Meta, me profesion oficer kufiri, Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Motra e Rei Metës, Santeliana Meta,

deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, teksa nga 1 janari 2020 deri tani mban postin e Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo ngjarje e rëndë, zbuloi e vërtetoi atë që është denoncuar shpesh: kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre, të cilët bëjnë si “të fortë”, të marrin pasuri me dhunë  e të vrasin.

Fakti i parë/ Sipas policisë e mediave, Rei Meta kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte si lehtësi ndikimin e të ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e të babait në Kadastër.

Pra, djali i drejtueses së lartë të pushtetit të prokurorisë, ka përdorur pushtetin e së ëmës dhe babait, për të ndikuar në akte zyrtare, kundrejt përfitimeve të paligjshme financiare e pasurore.

Fakti i dytë/ Kapja e pushtetit të drejtësisë e pushtetit administrativ nga kjo familje: Nurihan Meta është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

– Bashkëshorti Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

– Vajza Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

– Djali Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Nuk themi që këta të mos punësohen, por çuditërisht punësohen vetëm këta në sektorët kyç familjarisht e si fise të fortësh dhe me miliona të zeza, ndaj mendojnë se janë fuqia mbi tokë e kanë të drejtë të bëjnë gjithçka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.