E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

AVNI DELVINA OSE FRANCESKO GOJA SHQIPTAR.

Agim Xhafka 

Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë. Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejzaisht i rrallë,që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni,njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore. Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha,nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon,si ai,politikanë e qeveritarë injorantë,hajdutë e vrases.
Avni Delvina është Francesko Goja i Shqiperise. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin:”Mbaji se mirë i ke!”
Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Francesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim,jo në oborr të burgut,por para parlamentit. Një e vertetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.
Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe,me emër për kontribute ndaj vendit,i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë,gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t’i mjekojë plagët. I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.
Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë,saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk perbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqerisë civile,është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë.
Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim. I bashkon dhimbja për tokën,për ajrin,për lindjen dhe vdekjen. Kanjë veç një brengë,të mos u lëndohet mëmëdheu…Nderohem si shqiptar prej teje,jam krenar me ty,sir Delvina!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.