Avokat Goxhaj për gjyqtarin e zgjedhur në Strasburg:Këlysh i Soros-it”, çfarë paralajmëronte pak kohë më parë ?!
Sot Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar që Darian Pavlli të jetë pjesë e Gjykatës së rëndësishme.
Mirëpo vendosja e Pavllit në Gjykatën e Strasburgut ishte paralajmëruar që prej disa muajsh nga ana e avokatit Altin Goxhaj, i cili e cilësonte gjyqtarin si një klysh të George Soros.
‘’ E bëmë dhe këtë! Qeveria ka propozuar si gjykatës të Shqipërisë në Strasburg drejtorin e Fondacionit Soros për Drejtësinë (dhe i shkolluar nga Soros që klysh) Darian Pavli (i punësuar në Fondacionet Soros në Tiranë dhe Neë York prej 15 vjetësh)!!!
Asnjë media nuk e thotë që kandidati që i ka çu Edi Rama Strasburgut është klysh me pagesë i Fondacionit Soros dhe ky është shqetësim për vetë Europën pasi ai do gjykojë çdo çështje europiane përfshi edhe çështjet e Italisë apo Hungarisë ku drejtojnë forcat antisoros dhe kjo do paragjykonte çdo gjykim!!!”, deklaronte Goxhaj pak kohë më parë.
Kujtojmë se kandidaturat e Shqipërisë janë refuzuar tre herë më parë.
Një nga emrat që është këmbëngulur fort nga ana e qeverisë që të jetë në Strasburg është ai i Sokol Berberit, ish-gjykatësit të Kushtetueses.
Përfshirja e emrit të Berberit shkaktoi reagime të opozitës, pasi ish-gjyqtari është kunati i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kush është Darian Pavli:
Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master të dyfishtë në ligj kushtetues dhe krahasues nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Univesitetit të Nju Jorkut (SHBA).
Në bazë të jetëshkrimit paraqitur Këshilli të Europës, Pavli ka përvojë të gjerë si avokat gjyqësor, por jo si gjykatës. Vitet e fundit, ai ka punuar si ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe aktualisht është ekspert ligjor pranë misionit EURALIUS V.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



