E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokat Ngjela: Socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, sepse nuk  e do Perëndimi
Sot

Avokat Ngjela: Socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, sepse nuk e do Perëndimi

Avokati Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A show” të Adi Krastës në News24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj. Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm.

Avokati i njohur komentoi dhe propozimin që Edi Rama bëri për veten si ministër i Jashtëm. Avokati tha se “Rama ka shkuar si cjapi të kasapi dhe kasapi do e therë cjapin”. Avokati shpjegoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë Metës të marrë vendime. “Rama e ka lënë vendin pa gjykatë dhe për pasojë nuk ka kush të kontrollojë institucionet”,- tha Ngjela.

Ai kritikoi Ramën për gjuhën e përdorur me Presidentin. “Rama ka gabuar me Presidentin. Nuk flet ashtu kryeministri. Këta nuk e dinë çfarë është shteti. Kanë ardhur me sandale dhe me pallate”, tha ai. Edhe më i ashpër është treguar Ngjela, kur tha se socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, që sipas tij nuk e do Perëndimi. “Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Mekanizmi votë. Gjithë rreziku i tyre vjen nga ekzistenca Rama. Ekzistencën Rama nuk e pranon Perëndimi. Perëndimi nuk e pranon Ramën”, deklaroi Ngjela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.