E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i njohur: Prokuroria po ju mashtron duke ju gënjyer sikur Ligji ju ndalon të publikoni përgjimet e BILD!
Sot

Avokati i njohur: Prokuroria po ju mashtron duke ju gënjyer sikur Ligji ju ndalon të publikoni përgjimet e BILD!

Av Altin Goxhaj

SHUMË E RËNDËSISHME PËR GAZETARËT!
Gazetarë! Prokuroria po ju mashtron duke ju gënjyer sikur Ligji ju ndalon të publikoni përgjimet e BILD!
URDHËRI I PROKURORËVE DRITAN PRENÇI DHE VLADIMIR MARA S’KA ASNJË VLERË PËR MEDIAN!
Hidheni në koshin e plehrave por mund t’a përdorni edhe në tualet!
Nenet 103 “Ndalimi i publikimit të aktit”, Neni 104 “Shkelja e ndalimit të publikimit” dhe Neni 105 “Marrja e kopjeve, ekstrakteve dhe vërtetimeve” NUK JANË NDALESA NDAJ MEDIAS për publikimin e përgjimeve të botuara nga BILD por JANË NDALESA NDAJ SHTETIT dhe punonjësve të institucionit që i disponojnë!
Botoni çdo gjë që ka botuar BILD dhe rrini të qetë!
Urdhëri i Prokurorit ka efekt vetëm ndaj punonjësve të vet apo administratës, jo juve! 3 Nenet 103, 104 dhe 105 të Kodit të Procedurës Penale janë për institucionet që të mos nxjerrin sekretet hetimore që i disponon institucioni! Përgjimet ju i merrni nga BILD dhe mjafton t’i referoheni BILDit dhe s’kanë çfarë t’ju bëjnë!

KUJDES! Vendosni tekstin për çdo përgjim: “MARRË NGA BILD”! Veç kshu nuk ju bëjnë dot presion duke përdor formulën: KUSH UA DHA!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.