E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Popullit/ Balla i shtrin dorën opozitës
Politikë

Avokati i Popullit/ Balla i shtrin dorën opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka shtrirë dorën ndaj opozitës për të dialoguar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Balla tha se në 4 seancat e mbetura parlamentare mund të zgjedhin Avokatin e Popullit.  

 “Do ta përdor këtë moment për t’iu drejtuar drejtuesit të grupit parlamentar të PD-së të fillojmë të dialogojmë për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Për katër seancat që kanë mbetur ne kemi mundësi të zgjedhim Avokatin e Popullit. 

Krahu i majtë i kësaj salle nuk i ka 84 vota për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Ne kemi thënë që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita.

Tashmë kemi përpara nesh 15 kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore.

Brenda kësaj liste kemi mundësitë të gjejmë njërin prej tyre.

Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokati i PD-së, nuk mund të jetë një figurë e PD-së brenda viteve të fundit.

Unë mendoj dhe i propozoj zotit Bardhi të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë më drejtuesit e komisionit të ligjeve që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë dhe të fillojmë të shkojmë drejt një grupi prej 3-4 personash”, tha Balla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.