E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Spartak Ngjela bën ‘zbulimin’: Berisha nuk arrestohet se është në moshë të thyer
Politikë

Avokati Spartak Ngjela bën ‘zbulimin’: Berisha nuk arrestohet se është në moshë të thyer

Avokati Spartak Ngjela  ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvend, duke thënë se bëjnë gabim dhe se kanë humbur pikët.

“Gabim e kanë, nuk e di sesi do të përfundojnë. U kanë rënë aksionet. Një pjesë tallet, një pjesë revoltohet. Psikozën reaktive të Saliut më sjell mua. Nuk ka lidhje me realitetin. Karriget s’të bëjnë asgjë. E tregoi se ka kërkesa me karakter mediokër. Sepse deputetët që janë të aftë për të votuar dhe janë në sallë, e marrin vendimin e tyre”, tha Ngjela.

Për mënyrën sesi po reagon ish-kryeministri Sali Berisha ndaj akuzave të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani, Ngjela tha mbrojtja është e dobët sepse nuk paraqitet në gjykatë.

“Gabim ka bërë, e ka në disfavor. I pafajshmi të shkul dhëmbët, të tund kokën dhe të godet në një proces pa prova. Gjyqi të pafajshmin e bën figurë botërore, të fajshmin e varros. Një ish-kryeministër që është i pafajshëm s’do e kishte këtu gjithë shtypin botëror. Gjykata ka prova, nëse ia rrëzon provat është figurë e madhe. Mbrojtja publike që i bën vetes është e dobët sepse nuk shkon të japë mendimin e vetë për provat”, tha Ngjela, ndërsa shtoi se nuk mund të arrestohet sepse është në moshë të thyer.

“Nuk ka mundësi sepse ka moshë të thyer, nuk e lejon ligji. Nuk e lejon ligji të arrestohen persona mbi 70-vjeç”, tha avokati për Panorama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.