E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokatja Enida Bozheku: Do të kujtohesh si kryeministri që shpresuam por u bëre Shpresëhumbur
Sot

Avokatja Enida Bozheku: Do të kujtohesh si kryeministri që shpresuam por u bëre Shpresëhumbur

Për vitin 2019, dy fjalë reflektimi! 
I nderuar Kryeministër!
Me date 31 dhjetor sistemi Juaj i propagandës, mes shumë të tjerëve, në mandatin tuaj të dytë, 5 vjet pas ardhjes në pushtet edhe mua më përzgjodhet për urimin e rradhës virtual. Ju falenderoj për kortezi ashtu si një qytetare shqiptare bën për hatër të etikës por më lejoni të shtoj:
Do të kisha dashur që ky urim të kish ardhur mbas një ngushëllimi që Ju si Kryeministër dhe deputetët tuaj – të zonës sime – antarë arkaik të partisë suaj – më parë duhej të kishit dërguar familjes sime, me një mesazh edhe virtual a përfaqesi. Im at Prof. Dr. Nasi Bozheku, kur ju erdhet në pushtet me shpresën për shqiptarët, si aleat me ate partin e tij të vogël por të datuar prej 1992.
Ai besoj tek ju, jo se ishit më i miri por shpresonte tek një e ardhme më e mirë, që femijët e tij, fëmijët e Shqipërisë të kthenin kokën pas e të “Rilindnin” në tokën amë duke sjellë me vete më të mirën e tyre që ky vend i bekuar të shihte dritën, lirinë, vlerat dhe meritokracinë. Ju na tradhëtuat!  Tradhëtuat shpresën, mirësinë, prosperitetin dhe meritokracinë. Sot, me urimin tuaj, hapet plagen qe nuk sherohet kurre, tek me sillni mua, bij e një profesori, mjeku, humanisti, njeriu që i kushtoj jetën e tij brezave, formoj me qindra mjekë, shëroj me mijëra jetë, urim Gëzimi! E jo i nderuar, nuk funksionon kështu! Schmitt thotë: në rast agonie Führer në luftën mes miqve dhe armiqve, duhet të përkedhel sedrën e këtyre të fundit, që ti bëj të heshtin e fitoj “qetësinë vrastare”. Vet s’do ta bëj këtë! Nuk shkel mbi vlerat e trashëguara, nuk shkel mbi plagën e emigrimit, mbi shpopullimin e vendit tim, nuk dua dhe nuk do të pranoj që urimi Juaj, falls – automatik, i ftohtë dhe lajkatar të më heshtë valën e revoltës, antagonisten që mbaj në shpirt ndaj korrupsionit, injorancës, arrogancës, manipulimit dhe shkatërrimit deri në heqjen e frymëmarrjes së fundit të shpresës.
I nderuar Kryeministër, toka nën këmbët e tua zien, pushteti ka ethe febrile sikur ajo afrikane por mungesa e respektit dhe indiferenca Juaj ndaj respektimit të kujtdo që për Shqipërinë dha më të mirën e vet nuk falet nga pasardhësit. I nderuar prisja nga Ju ngushëllimin për vdekjen e kujt themeloj e vuri një gur në mjekësinë shqiptare për ti treguar brezave që e shkuara mbetet, e tashmja ndërtohet e ardhmja është vizion. Sot me uroni për një 2019 të gëzuar, sot Ju përgjigjem, geni mbetet gen, dashuria për vlerat absolute dhe nderimi per ikonat qe me pune lane pas trashëgiminë èlitare nuk do të zhduket, nuk do të ndalet, nuk do të heshtë.
Gëzuar 2019, Ju dhe lakejt tuaj, një ditë brezat do të ndërrohen, koha është dëshmitare por Ju do të kujtoheni si Kryeministri që fiku shpresën si dhe, nga ana tjetër, nxiti revoltën për të ndryshuar. Këtë na e mësuan studentët dhe falë tyre sot, secili prej nesh ka për detyrë morale, qytetare,  t’Ju thote në sy: Nëse nuk respektoni në ditë morti, mos prisni respekt në ditë gëzimi!
Pershendetje nga një qytetare Shqiptare bijë e një babe që nuk rreshti kurrë së qeni Unik!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.