Axhenda e pështirë e TVSH-së
Televizioni publik ka transmetuar mesditen e kesaj të hene nje film me metrazh të shkurter, fabula kryesore e të cilit ishte marredhenia homoseksuale e dy djemve minorenë. Në film shfaqen dy kalamaj që puthen dhe thonë se ndihen krenar per marredhenien e tyre dhe jeten sentimentale që kanë me njëri tjetrin.
Kjo është e peshtirë, e ndyrë, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo është më e shëmtuar edhe se vetë TVSH-ja.
Qeveria shqiptare takson cdo familje të ketij vendi, perfshirë ato në nevojë, që te subvencionoje televizionin publik. Jane 10 milione euro taksa ne vit, qe paguhen nga te varfer dhe te pasur.
Tani pyetja eshte per ca i perdor parate TVSH-ja? Pervecse i vjedh dhe i shperdoron, ashtu si cdo ndermarrje tjeter publike ne kete vend, ca axhende shtyn perpara televizioni shqiptar.
Nese një nga qellimet e taksimit të qytetareve per llogari te TVSH-se eshte edukimi i publikut, si edukohet publiku duke nxjerre dy meshkuj 13 vjecare, qe promovojne homoseksualitetin?
E para, si mund të transmetohet në mes të dites një film me permbajtje të ketij lloj, ku subjekti janë minorenet? Kjo duhet të jete subjekt hetimi nga AMA e ndoshta edhe me siper AMA-s.
E dyta, femijet ne ate moshe duhet te kene vetem një qellim, shkollimin dhe të mesuarit per t’u bërë njerez të aftë që neser ti sherbejnë shoqerisë. Nuk edukohen femijet te lidhin marredhenie në kete moshë. Aq më teper të ndihen krenarë pse kanë të marredhenie as të seksit tjeter, e jo me te seksit te njejte. Ky eshte perversitet, jo krenari.
E treta, më shumë mundesi ky filmi do jetë pjesë e ndonjë projekti te financuar nga donatore ose ndonje OJF. Janë këto projektet qe shperdorojne para masivisht. Nese është kështu, turp.
Tani kjo punë zgjidhet kështu. Fillimisht duhet një auditim i thelluar nga KLSH për menyren se si i shpenzon paratë TVSH-ja.
Së dyti, duhet bërë gati një projektligj per definancimin e TVSH-së. Fillimisht permes shkurtimit me 30 per qind të buxhetit, me pas nese vazhdon të bëjë perversitete si këto definancim total.
Pak se jetojnë mbi kurrizin e njerëzve, por promovojnë dhe axhenda të pështira.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



