E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza politike në vend, “mobilizohet” BE dhe sjell në Tiranë Danielsson. Çfarë pritet të ndodhë
Politikë

Kriza politike në vend, “mobilizohet” BE dhe sjell në Tiranë Danielsson. Çfarë pritet të ndodhë

Tentativave të ndërkombëtarëve për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri do t’i shtohet edhe Christian Danielsson.

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit do të mbërrijë sot në Tiranë për të zhvilluar takime të veçantë me të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri.
Në fokus të takimeve të Danielsson do të jetë situata politike në Shqipëri pas vendimit të paprecedentë të opozitës për të djegur mandatet. Takimin e tij të parë, Danielsson do ta zhvillojë në orën 9:30 me kreun e qeverisë Edi Rama, ndërkohë që më pas në zyrat e delegacionit të BE-së do të presë përfaqësues të opozitës.

Në orën 12:00 zyrtari i Brukselit do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët, ku do të shprehë pikëpamjet e tij në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.