E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babani reagon pas akuzave të PD: Histori e sajuar, padi Bardhit për shpifje. Ja ku kam qenë me 4 prill 1994
Politikë

Babani reagon pas akuzave të PD: Histori e sajuar, padi Bardhit për shpifje. Ja ku kam qenë me 4 prill 1994

Kryebashkiaku i zgjedhur i Vaut te Dejes, Mark Babani ka reaguar pas akuzave të PD-së, të cilët nxorën sot dokumente që, sipas tyre, faktonin se Babani ka qenë i arrestuar ne Sicili, pjese e një bande qe grabiste makina, dhe se eshte denuar dhe debuar nga shteti fqinj.

Në reagimin e tij, Babani i quajti akuzat shpifje dhe histori esajuar, ndërsa tha se do të bëj padi për shpifje nga Gazment Bardhit.

Babani sqaroi se nuk ka ndryshuar kurrë emër dhe se as nuk është ndaluar ndonjëherë nga policia. Ai shtoi se më katër prill 1994 punonte në një hotel dhe se për ta vërtetuar këtë kishte edhe vitet e punës.

“E gjithë kjo histori është e sajuar që nuk ka lidhje me mua, unë deklarimet i kam bërë të qarta, ata nëse kanë mëto fakte mund të kishin shkuar në Prokurori. Mua nuk më ndalin. Unë po pres që ata të bëjnë padinë në Prokurori, po orës ftesën e Prokurorisë dhe jam i gatshëm të shkoj e të jap deklarimet e mia. Ata meqë e kane bërë padinë pse dalin të flasin në televizor? Me 4 prill 1994 deri më 27.10.1994 kam qenë në hotel në punë, gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe këto janë vitet e mia të punës. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë i ndaluar. Nuk kam asnjë person të njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar atje nuk ka pas emrin Saimir. Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe po shoh para se Prokuroria të dalë me një vendim që t’i bëj një denoncim zotit Bardhi për shpifje. Nuk kam ndryshuar asnjëherë emër e as mbiemër”, tha Babani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.