Baca Ramadan i Malësisë të Gjakovës don me mbajt fjalim në parlament
Besmir Lushaj
Më tha baca Ramadan i Malësisë të Gjakovës
– Shkrujma nji fjalim të shkoj t’i baj rezil në parlament, masi paskan vendos me na lanë me fol!”
– Çka do me thanë bacë?
– Due me u vikat fort qenave. Me u thanë se ujë kena boll se e kena qit me krahë tonë deri te bunaret. Rrugen e kena çel me pare tona.
Infermieret te ambulanca nuk dinë me ta gjet venen në krah, le damarin. Janë qeso kristalse e vitrinse. As si ke njeh s’dinë me thanë.
Msusat te shkolla s’dinë send. Do trullana, rrinë ty pi raki e ty u marrë me fjalë, ku hini ky e ku dul ai.
Djali i djalit maroj gjimnazin. U detyruem me e çue ni universitet privat. U tollovit puna e universitetit shtetnor. U fik djali sa lekin e detyrue me e dhanë.
Nipi tjeter, shkoi vjet në shkollë të nelte. Ka pague ma pak pare se ky tjetri sivjet. Nuk rjepet insani qeshtu e Zoti i marroftë.
Kopshtijet na shkojnë dam. Patlixhana, kastraveca, kep, pasul, mahuna e tan çka kena.
Vinë qeto me shiringa të maqedonsit e frymë s’na lanë me marrë.
Qesin lopt tamel me pi tri katune. Detyrohem me bajte shishe si kuaj nelt e poshtë ku të mujm me i shit.
Kshtajt e boronicat i mledhim ty u rropatë. Na i marrin me nji euro kilen e i shesin dej në shtatë-tetë euro. A Zoti qafen jau theftë.
Kingjat, viçat e edhat i çojmë në thertore të flliqta. U batisem krejt.
Lojna janë ka bajnë me ne. Edhe qajo e djehit si mahi m’u dokt.
Duhet me fol burrnisht para atyne beterave. Me jau njeh flliqnitë ty i kqyr në sy e thirrë në emna.
Nuk kena vakt me kajt, se veç keshin me ne. Besë në ta s’ka pasha emnin e Zotit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


