E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla i flet për luftë Bashës: O Lul, ne do ta vazhdojmë këtë luftë deri sa… Vokshi: Balla, kreu i botës së nëndheshme
Politikë

Balla i flet për luftë Bashës: O Lul, ne do ta vazhdojmë këtë luftë deri sa… Vokshi: Balla, kreu i botës së nëndheshme

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ndërtimi i Teatrit lajmi më i mirë dhe këtë e di e di edhe Luli dhe Saliu.

“Nëse me luftë Luli kupton vepra që na bëjmë të ndihemi krenar, po o Lul, jo vetëm që e kemi hapur këtë luftë, por do ta vazhdojë o Lul këtë luftë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet të vendit”, theksoi Balla.

Ai tha se opozita ka kundërshtuar çdo projekt qeveritar që më pas ka rezultuar sukses.

“Ndërtimi i TK është lajmi më i mirë këtë e di edhe Luli dhe Saliu, por problemi është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarë, s lajm të keq për opozitën, sot po protestoni, po dreqi e hëngrët për çfarë? Ju nuk keni ca bëni, as ekip, as program, me thoni një ide që keni sjellë se për të protestuar keni protestuar për gjithçka.

Protestë deri ditën që u mor vendimi i negociatave, pastaj protestë për 600 mijë refugjatë që do vinin, ishit gati për grevë urie, pastaj shpikët Babalen, e kur të dalë këtë Bablen e partisë ku do e çoni?

Pashë dje që te Teatri protestonte Strazimiri. U gëzova shumë që Strazimiri kishte shkuar pa pisqollë, se ai me pisqolle shkon për protestë te këndi i lojërave. U bashkua edhe Jari te protesta”, shtoi.

Vokshi: Balla, kreu i botës së nëndheshme

Pas tij, fjalën e mori deputetja demokrate Albana Volsi, e cila e quajti Ballën “kreu i botës së nëndheshme (krimit)”.

Ajo e akuzoi kreun e grupit parlamentar për përfshirje me krimin dhe lidhje me paratë e gjetura në dy Toyota në Durrës, tashmë të sekuestruara me urdhër të prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.