E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla kërcënon nga Elbasani: Askush mos guxojë të pengojë zgjedhjet, të gjithë e dinë se ç’i pret
Politikë

Balla kërcënon nga Elbasani: Askush mos guxojë të pengojë zgjedhjet, të gjithë e dinë se ç’i pret

Në një tryezë me deputetët e Elbasanit, kryetarin aktual të bashkisë dhe kandidatin për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit Gledian Llatja, Balla prezantoi të 51 emrat të zgjedhur me kujdes nga strukturat e PS.

 

Në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia e shkenca të cilët gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.  Balla theksoi se në të ardhmen bashkëpunimi mes deputetëve dhe këshilltarëve duhet të jetë më i madh, madje propozoi takime të përmuajshme mes palëve, për të diskutuar problematikat e marra nga takimet me qytetarët. 60355005_2234487336596855_7804061774193360896_n

Balla uroi kandidatët në rrugën e tyre ndërsa vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe momentin e rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi.

 

60340894_2234487283263527_6751440000899874816_n

“Kodi Zgjedhor parashikon që 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet vendore.  Është shumë e rëndësishme që ne t’i përmbahemi respektimit të parashikimeve të Kodit Zgjedhor përsa i përket zhvillimit të fushatës.

Fushata do të zhvillohet vetëm në 30 ditët e parashikuara nga kodi dhe për ne si Parti Socialiste, zhvillimi i një fushte në respektim të të gjitha kushtëzimeve që vendos Kodi Zgjedhor është mjaft e rëndësishme.

Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi.

Derisa të fillojë fushata, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv.

Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t’ja dalë dot. Kjo është një gjë e sigurt. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ne duhet të ecim në rrugën e nisur.”

60340480_2234487163263539_7530346738234687488_n

Përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin Bashkiak të Elbasanit është bërë në respekt të plotë të barazisë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Qytetit.60346429_2234487083263547_2233144382716903424_n60945462_2234486989930223_1469749787354988544_n60582030_2234486983263557_4766410054897238016_n60865926_2234486916596897_4700645197833306112_n60692176_2234486909930231_5580083311247622144_n60515691_2234486859930236_5172373533401022464_n60317506_2234486843263571_9175381279175081984_n60803625_2234486729930249_2791390371991519232_n60448913_2234486716596917_8729321914436157440_n60419144_2234486669930255_2765960819819675648_n60185339_2234486663263589_1753540339848708096_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.