E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla pas kthimit të ligjit nga presidenti: Meta u bë palë me Monën dhe Lulin
Politikë

Balla pas kthimit të ligjit nga presidenti: Meta u bë palë me Monën dhe Lulin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kthimit të ligjit për shembjen e Teatrit, në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta. Balla shkruan se ai doli kundër artistëve dhe u bë palë me opozitën.

Postimi i plotë

Ne 21 janar 2011, Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opoziten per grusht shteti. Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojne shumicen qeverisese per grusht shteti. Me nje gjuhe qe nuk ka asnje lidhje me aspiratat Europiane te Shqiperise se vitit 2018, kreu i opozites kercenoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithe kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim degjuar edhe me pare klithmat e tyre te deshperuara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombetar, si ne shume e shume episode te tjera te opozites se tyre shterpe.

Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu pergjigj Presidenti i Republikes. I cili, deri me sot, ka patur nje sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojrave te partise se tij.

Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.

Ai qe jave me pare i bente thirrje autoriteteve shteterore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kunder vullnetit te artisteve, duke mbeshtetur lojën e opozites.

Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.