Balla: PS do të fitojë me 60% në Lushnje dhe në Fier
Kreu i grupit parlamentar të PS dhe drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla është shprehur i sigurt për fitore edhe në Lushnje dhe në Fier .
Ai është shprehur se në këto bashki PS do të fitojë me mbi 60%.
“PS do jetë fituese në 6 bashkitë e qarkut Fier. Falenderojmë të gjithë votuesit që na inkurajuan për të ecur përpara. Rezultati i Fierit dhe Lushnjës, është një rezultat që PS se ka pasur kurrë, kemi rezultat mbi 60%. Ka qenë një garë e vështirë për arsye që ju i keni transmetuar, ajo që dua të them është se ne do e lexojmë me vëmendjeje këtë rezultat.”- tha Balla
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



