E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla reagon pas arrestimit të Behar Bajrit: Askush nuk do t’i shmanget drejtësisë
Uncategorized

Balla reagon pas arrestimit të Behar Bajrit: Askush nuk do t’i shmanget drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Behar Bajrit në Francë. Sipas Ballës ky operacion është një pasqyrë e qartë e vullnetit për të goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

balla

“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpresh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit! Vetëm përpara”, shkruan Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.