E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Balla replikë me Doris Pack: Mos gjej justifikime për bojkotin e bllokuesve të Vettingut!

Deputeti i PS Taulant Balla i është përgjigjur kritikave direkte të Doris Pack, Presidentes së forumit të grave të PPE-së.

Përmes një statusi në rrjetin social, Balla shprehet se tentativat e “çalëta” të Doris Pack janë përpjekje për të gjetur justifikime për bojkotit e paarsyeshëm të PD-së prej dy mëse dy muajsh si dhe për faktin se opozita bllokon vettingun.

Statusi i Ballës:

Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.

Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.