E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla sulmon opozitën: Basha gjobaxhiu më i madh, ministri i LSI firmosi kontratë për Balilët…
Politikë

Balla sulmon opozitën: Basha gjobaxhiu më i madh, ministri i LSI firmosi kontratë për Balilët…

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka sulmuar opozitën nga foltorja e Kuvendit.

Ai tha se Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre, ndërsa akuza hodhi edhe ndaj ish-ministrit të LSI-së Panariti.

 

 

“Panariti firmosi kontratë qereje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, tha Balla.

“S’mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele”, shtoi.

Duke u ndaluar te nisma e mëshuar fort nga PD-së për vetingun në politikë, tha: “Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.