E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla tjetër padi për deputetin demokrat
Politikë

Balla tjetër padi për deputetin demokrat

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla i ka quajtur shpifje akuzat e deputetit të PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar 18 herë me charter me një trafikant të rrezikshëm, Mondi Bego.

Balla në një reagim në Facebook thekson se të dhënat e udhëtimeve të tij janë pranë Albcontroli dhe ato mund të verifikohen nga Partia Demokratike.

 

 

Kreu i Grupit të PS ka paralajmëruar se do të bëjë një padi të re ditën e hënë ndaj Ervin Salianjit, dëmshpërblim që sipas Ballës do të kalojë në fondin e edukimit.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.