E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla:E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit
Politikë

Balla:E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit

Pas raportit final te Komisionit te Vencias per presidentin Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ne nje reagim per mediat ka numeruar 4 pikat e qarta sipas tij, qe konkludoi Venecia. Sipas Balles, Venecia theksoi se “Presidenti veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral”. Me tej, ai deklaron se “Eshte kompetence vetem e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra”.

Reagimi i Balles

Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se: 1. Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral. 2. Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur. 3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen. 4. Eshte kompetence vetem e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra. Personalisht e mirekuptoj gjendjen e veshtire te Presidentit, e cila kuptohet nga era e rende reagimit te tij, pas miratimit te Raportit Perfundimtar pak me pare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.