E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ballkani i Hapur’, Zaev: Kur BE dështon detyra jonë është të ndërmarrim nisma që europianizojnë rajonin
Politikë

‘Ballkani i Hapur’, Zaev: Kur BE dështon detyra jonë është të ndërmarrim nisma që europianizojnë rajonin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të mbajtur në Tiranë në kuadër të ‘Open Balkan’, tha se projekti ka përfitime të jashtëzakonshme për qytetarët.

Ai u bëri thirrje vendeve që nuk janë pjesë e këtij projekti të bashkohen, pasi sipas tij ky Samit është një hap i rëndësishëm drejt europianizimit.

“Sot është dita e fundit në detyrë e imja. Në fillimet e nismës ne kemi nxjerrë në pah faktin se Ballkani i hapur është një proces i përbashkët që ka nisur nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia. Të gjitha vendet që kanë mbetur në rajon kanë një ftesë. Në bëjmë thirrje që nisma të jenë një nismë që të janë të mira përfitime përmes një tregu të përbashkët. Sot ne paraqesim hapa konkrete. Kemi nënshkruar marrëveshje për kushtet e qasjes së lirë dhe u kemi dhënë mundësi qytetarëve të kenë qasje përmes identifikimit elektronik. Kurdo që këto marrëveshje të ratifikohet qytetarët do të keni mundësi të lëvizin lirisht. Ne lidhemi me qëllimin e qartë që njerëzit tanë të ndjejnë përfitime elektronike. Këto janë hapa të jashtëzakonshme për europianizimin e vendeve tona sepse ne jemi Europë. Kur Vuçiç, Rama sëbashku me mua skicuam Ballkanin e Hapur ramë dakord që të mos lejojmë skepticizmin. Ballkani i Hapur është një kontribut që na sjell më pranë BE. Kur BE dështon ne kemi detyrë të marrim nisma që europianizojnë rajonin”, ka thënë Zaev.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.