Ballshi bastion i socialistëve në shesh për Bashën
Vizita e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në qytetin e Ballshit ka gjetur mbështetjen e shumë qytetarëve të cilët i janë bashkuar aktivitetit të PD-së ditën e sotme.
Siç shihet nga fotografitë e aktivitetit, Basha është takuar nga afër dhe është përqafuar nga shumë të Ballshit, zonë e cila njihet prej vitesh si bastion i të majtës.
Në disa moment sipas fotove duhet që kreu I PD-së has vështirës të kalojë dhe mes turmës.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike dhe lideri i saj kanë nisur takimet në qytete të ndryshmë, ku kanë ftuar banorët të marrin pjesë në protestën e datës 16 shkurt.
“Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja’, u shpreh Basha sot nga Ballshi.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



