E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku i përgjigjet  opozitës: Shisnit hotelet për gjysmën e gjelit për pensionistët
Uncategorized

Balluku i përgjigjet opozitës: Shisnit hotelet për gjysmën e gjelit për pensionistët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur flakë për flakë opozitës në lidhje me akuzat për buxhetin për pensionistët.

Balluku u shpreh se ndryshe nga opozita qëkur ishte në pozitë shiste hotelet për tu dhënë gjysmën e gjelit pensionistëve, qeveria ka siguruar një fond prej 100 milionë euro për bonusin për pensionistët.

“Me të vërtetë shpreh keqardhjen tim si përdoret parlamenti dhe një target grup që ka shërbyer dhe përdoret për narrativë politike. Nuk keni dyfishuar asgjë. Ne bëmë gjithçka për të vendosur një fond mbi 100 milionë euro për të mbuluar bonusin. A e mbani mend si e jepnit bonusin me gjel. Shitët hotel Dajtin për gjelin e detit.

Ju jeni ata që shisnit hotele për të paguar bonusin”, tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.