Banda e pronave nga Semani në Palasë
Kastriot Hasko në pranga, marrëveshja e Vasil Bedinajt,Ben Qimes dhe Edi Keçkës
Dosja e Fierit përfshin mbi 76 pasuri dhe rreth 1 143 hektarë tokë. Në Palasë, Kastriot Hasko shfaqet si pretenduesi i 37 hektarëve të lidhur me projektin “Regina Collection”. AZHT konfirmon se projekti nuk kishte marrë miratimin përfundimtar.
Arrestimi i Kastriot Haskos e vendos historinë e pronave të Semanit përballë një zhvillimi tjetër të debatueshëm: marrëveshjes për ndërtimin e një resorti në Palasë me kompaninë e Vasil Bedinajt. Lidhja mes dy historive është emri i Haskos. Një skemë e përbashkët kriminale mes tyre.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Fierit, gjykata caktoi masën “arrest në burg” për Kastriot Haskon, Ertis Shehun, Bardh Kapajn dhe juristin me inicialet P.Ç., të identifikuar nga media si Piro Çela. Dy ish-drejtuesit e Kadastrës dhe juristi dyshohen për veprime që mundësuan regjistrimin e pronave nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Hetimi, i regjistruar në vitin 2025, përfshin dy vendime të dyshuara si të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas prokurorisë, Hasko regjistroi pasuri në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas, nëpërmjet një prokure të dyshuar si të falsifikuar, ua shiti tokën dy shoqërive.
Hasko është nën hetim edhe për Palasën dhe se pas tij shfaqet hija e një figure të njohur të botës së krimit dhe biznesit në Fier, Ben Qimja ndërsa në të dyja dosjet ka interesa të lidhura edhe me Ergys Agasin.
Vetëm nëntë ditë iu deshën biznesmenit Kastriot Hasko për të kaluar nga ekrani i televizorit, ku tregonte historinë e 37 hektarëve të trashëguar nga familja në Palasë, në duart e policisë për një dosje tjetër pronash në Fier.
U raportua sekuestrimi i mbi 76 pasurive, me sipërfaqe rreth 1 143 hektarë në Seman të Ri dhe Sheq Marinas, si dhe i 150 mijë eurove. Kush jane emrat e dy shoqërive blerëse. Pikërisht identiteti i tyre dhe pagesat për blerjen e tokave janë hallka që mungojnë në panoramën publike të kësaj dosjeje.
Në Palasë, Hasko ka paraqitur një histori tjetër pronësie: rreth 370 mijë metra katrorë, të cilat i përshkruan si trashëgimi familjare. Hasko ka deklaruar publikisht marrëveshjen me “Regina”-n për zhvillimin e sipërfaqes.
Dokumentacioni i pronës ishte dërguar në SPAK gjatë vitit 2025 për dyshime falsifikimi. Pretendimet për hetim të Haskos në Palasë dhe për interesa të lidhura me Ergys Agasin.
Për projektin e Vasil Bedinajt AZHT deklaron se “Regina Group Construction” aplikoi më 24 prill 2026 për “Regina Collection Palasë”, duke paraqitur vërtetim hipotekor në emër të një individi tjetër dhe kontratë sipërmarrjeje ndërmjet pronarit të truallit dhe zhvilluesit.
Aplikimi u shqyrtua më 30 korrik 2026, por nuk u miratua. Vazhdimi i procedurës u kushtëzua me certifikimin përfundimtar të pronësisë dhe kontrollin e mbivendosjeve.
AZHT sqaron gjithashtu se leja në fuqi në zonën e përmendur i përket projektit “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, të lidhur me Luan Muçën. Një aplikim tjetër i “Delta”-s nuk kishte marrë vendimmarrje për shkak të mangësive në dokumentacionin e pronësisë. Institucioni kundërshton pretendimin se konflikti buronte nga dy leje ndërtimi të miratuara mbi të njëjtën pronë.
Në denoncimin e nje topografi në redaksinë e Publik.al përmenden edhe Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”, dhe Edi Keçka që qëndrojnë prapa projektit në Palasë dhe Fier. Isufaj ka marrëdhënie të afërta me Keçkën dhe se ky i fundit është përfshirë si ndërtues në marrëveshje me Bedinajn.
Roli i Isufajt dhe të Keçkës në këtë projek ishte në prapaskemë. Per të fortin në kerkim nga SPAK, ka akuza për gjobëvënie ndaj pronarëve përgjatë bregdetit pér të pérfutuar tokë.
Arrestimi i Haskos për dosjen e Fierit nxjerr në pah edhe skemën e grabitjes së tikës në Seman, që ishte identike si në Palasë dhe as përgjegjësinë penale të Bedinajt.
Kastriot Hasko ishte nën hetim nga SPAK pikërisht për dosjen e 37 hektarëve të Palasës.
“Regina Group Construction” aplikoi më 24 prill 2026 për projektin “Regina Collection Palasë”. Në dosjen e projektit ndodhej dokumentacioni i pronësisë së Haskos dhe kontrata e sipërmarrjes me kompaninë e Bedinajt. Kastriot Hasko vinte 37 hektarët, problematiku Vasil Bedinaj merrte përsipër zhvillimin dhe pronari i tokës do të merrte pjesën e tij sipas marrëveshjes.
Një kullotë prej 370 mijë metrash katrorë në Palasë po përgatitej kështu të kthehej në një pasuri ndërtimore me vlerë qindra miliona euro.
Bedinaj e çoi projektin deri në KKTU më 30 korrik 2026, vetëm se aty puna ngeci te pika më delikate e gjithë historisë. Kërkohej certifikimi përfundimtar i dokumentacionit të pronësisë dhe verifikimi i mbivendosjeve. Pa u mbyllur historia e tokës, nuk zbardhej dot miratimi përfundimtar i resortit.
Dokumentet e tregojnë se janë vendimtare: kontrata e plotë Hasko–“Regina”, çdo aneks që shton partnerë ose ndërtues, kartelat historike të 37 hektarëve dhe identiteti i shoqërive që blenë tokat e përfshira në dosjen e Fierit. Prokuroria po heton emrat e përmendur në denoncime te fortët si pjesëtarë të një grupi kriminal. Banda duket se nuk është mjaftuar vetëm me këto prona ne Palase dhe Seman. Sipas informacioneve tona ata janë përfshirë edhe ne falsifikime të tjera në bregun e Jugut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



