E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Thethit kërkojnë mbështetje për rivitalizimin e kullave
Uncategorized

Banorët e Thethit kërkojnë mbështetje për rivitalizimin e kullave

Përfaqësues të familjeve të zonës turistike të Thethit kërkuan mbështetjen e Qeverisë dhe bashkisë së Shkodrës për rivitalizimin e kullave të tyre qindra vjeçare, në funksion të turizmit.

Pas vitit 1991, pjesa më e madhe e banorëve të Thethit u larguan drejt zonave më të ulëta të vendit dhe kjo bëri që shumë prej kullave tradicionale të braktisen dhe rrënohen.

Vitet e fundit, me zhvillimin e turizmit, banorët po rikthehen në Theth, por aty po ndeshen me vështirësi për rikonstruksionin e banesave tradicionale dhe vënien e tyre në shërbim të turizmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.